F.B.
“Tre Luanët” me përmbysje mposhtën Italinë, me rezultat 3-1, në një sfidë mjaft interesante.
Italianët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Scammaca (15’), derisa Kane (32’) nga penalltia barazoi shifrat në 1-1, kurse për avantazhin e anglezëve u përkujdes Rashford (57’), derisa Kane (61’), i dha goditjen e nokautit skuadrës së Spallettit, duke shënuar golin e tretë për Anglinë, e cila tani kryeson grupin me 16 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024, tri më shumë së Ukraina, derisa Italia renditet e treta me 10 pikë të tubuara.