F.B.
Kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ahmed al-Mandhari ka thënë për AFP se ka “ujë, energji elektrike dhe karubrant vetëm edhe për 24 orë tjera”.
Ndihma humanitare, përfshirë atë të dërguar nga OBSH, është bllokuar në Sinain egjiptian në kufi me Gazën, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Egjiptit.
Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme izraelite që nga sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
OKB-ja e ka shpallur Rripin e Gazës, një enklavë palestineze, “të pabanueshme” që në vitin 2020, për shkak të bllokadës izraelite që ka zgjatur për më shumë se 15 vjet.
Sot, ajo është nën “rrethimin total” të urdhëruar nga Izraeli në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit në tokën izraelite, që vrau më shumë se 1,400 njerëz.
Në ditën e dhjetë të bombardimeve të vazhdueshme izraelite të Gazës dhe 2.4 milionë banorëve të saj, gjysma e të cilëve janë fëmijë, pret një “katastrofë e vërtetë”, paralajmëron Ahmed al-Mandhari, drejtor i OBSH-së për Mesdheun Lindor, me seli në Kajro.