E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mustafa i kërkon Qeverisë gatishmëri për dialog, alarmon se Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta e nisur të shtunën mes Izraelit dhe Hamasit ka zgjuar frikën e tërheqjes së vëmendjes së ndërkombëtarëve nga Ballkani Perëndimor. Diplomatë të SHBA’së, BE’së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ndryshuar agjendat – janë parë duke zbarkuar në vatrën e re të konfliktit.   Ish- Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë për Express se Kosova duhet t’i thotë  SHBA’së dhe BE’së se është gati për dialog, ndërsa Serbinë e quan luftënxitëse dhe agresive. Madje paralajmëron se Beogradi mund të përgatis  edhe skenar si të Hamasit duke thënë se “tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës”.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa druan se Kosovës mund t’i troket në derë një tragjedi e ngjashme me situatën në Izrael. Mustafa ka thënë për Gazetën Express se Serbia ka politikë agresive dhe luftënxitëse ndaj Kosovës duke theksuar se ajo po bënë terror në territorin e Kosovës.

“Situata në Izrael flet qartë për brishtësinë paqes dhe rrezikun permanent nga konfliktet e ngrira. Tani jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të përmasave të mëdha me shumë viktima të pafajshme izraelite e ditëve të fundit edhe palestineze. E gjithë kjo si mungesë e guximit dhe vullnetit për të përmbyllur paqen.  Tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës, sepse terrori po ndodhë në territorin e saj, jo të Serbisë. As të miqve tanë europianë dhe amerikanë”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Vendi është përballur me sulm terrorist më 24 shtator nga një grup i serbëve të armatosur. Kosova e ka quajtur akt agresioni nga Serbia derisa vendet perëndimore po i presin hetimet për të parë se kush qëndron prapa sulmit.

“Çdo krekosje populiste, për veshët e militantëve dhe për vota, ka rrisqe të parikuperueshme për vendin tonë”, deklaroi Mustafa.

Zgjidhja e vetme ndaj kësaj politike të Serbisë, sipas ish-kryetarit të LDK-së, është bashkërendimi me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu thotë se duhet të ketë një përgjigje të qartë duke treguar gatishmëri për dialog.

“Është e qartë politika agresive dhe luftënxitëse e Serbisë ndaj vendit tonë. Por, përgjigjja jonë duhet të jetë e harmonizuar me SHBA dhe BE, përgjigje e paqes e gatishmërisë për dialog  për një zgjidhje përfundimtare që garanton paqe të përhershme. Alternativë tjetër nuk shoh”, ka thënë tutje Mustafa për Express.

Disa fjalë ai pati edhe për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

TË NGJASHME

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

2025-09-10
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

2025-09-10
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Next Post
Portugalia siguron kualifikimin

Portugalia siguron kualifikimin

Related Post

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

2023-09-19
Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

2023-07-21
Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

2023-02-02

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

3 ORË MË PARË
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

4 ORË MË PARË
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

23 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

1 DITE MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL