F.B.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një konference për media ka shprehë shqetësimin e saj për siç thotë, bojkotin që shumica parlamentare po i bën opozitës si në Seanca plenare po ashtu edhe në komisione parlamentare.
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj tha se janë tepër të shqetësuar për këtë bojkot nga shumica parlamentare.
“Në praktika parlamentare nuk ka ndodhur që shumica të bojkotojnë seancat parlamentare dhe komisionet. Po na e marrin të drejtën tonë në pyetjet parlamentare dhe në komisione që t’i shfaqim kërkesat e qytetarëve”, tha Lekaj.