F.B.
“Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Kualifikimi në Euro 2024 vendoset në nëntor”, deklaroi trajneri Sylvinho përpara ndeshjes me Çekinë.
Shqipëria pret sonte në “Air Albania” kombëtaren çeke, përballje e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi në një postim në rrjetet sociale se e sotmja është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren dhe të gjithë shqiptarët.
Kreu i futbollit shqiptar ka besim tek ekipi, teksa ka edhe një thirrje për tifozerinë e zjarrtë që do të mbushë sonte shkallët e stadiumit kombëtar.