F.B.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka liruar nga masa e arrestit të dyshuarin për krime lufte T.B, duke arsyetuar se nuk ka bazë ligjore që ai të mbahet në paraburgim. T.B i nacionalitetit serb, ishte ndaluar të martën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, për shkak të dyshimit për se ka kryer krime të luftës.
“Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se T.B i moshës 52 vjeç është arrestuar në pikën kufitare Merdarë nën dyshimin se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.