F.B.
Miqësorja e nëntorit mes Gjermanisë dhe Turqisë, takim ky që do të shikojë Juluan Nagelsman për herë të parë si komisar teknik në vendlindje ka ngacmuar interesin e publikut vendas.
Sipas Federatës Gjermane të Futbollit brenda 24 orësh për këtë takim që do të zhvillohet në Berlin janë shitur plot 35.000 bileta.
Në një moment të parë çmimet e biletave varionin nga 25 euro në 100 euro, por Federata ka bërë me dije se çimet janë reduktuar në 18 euro për kategorinë më të ulët deri në 80 për sektorët më të mirë.
Mësohet se shifra e biletave në total që do të jenë në dispozicion të tifozëve do të jetë 72,500.
Sa i përket dueleve të radhës Gjermania ka nisur nga dita e sotme turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kombëtarja katër herë kampione e botës mbërriti sot në mëngjes në Boston dhe ka nisur përgatitjet për miqësoret me SHBA-të dhe Meksikën në qendrën stërvitore të New England Patriots në kampusin e Foksborout në jug të Bostonit.