E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Shkelja e protokollit”, tre zyrtarët kryesorë të shtetit përnjëherë jashtë vendit

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tre udhëheqësit e shtetit e kanë shkelur protokollin shtetëror, duke udhëtuar njëkohësisht jashtë vendit. Në Protokollin Shtetëror thuhet qartë se takimet duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit. Por sot, Osmani gjendet në Kroaci, Kurti në Mbretërinë e Bashkuar e Konjufca në Gjermani.

Tre liderët e shtetit momentalisht gjenden jashtë vendit. Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Laburiste. Presidentja Vjosa Osmani për dy ditë do të qëndrojë në Kroaci, e kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca është në Gjermani.

Largimi i tre  zyrtarëve të lartë nga shteti po shihet si shkelje e protokollit.

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka thënë se kjo është shkelje e protokollit shtetëror, teksa ka ironizuar duke thënë se shteti është lënë në duart e Besnik Bislimit.

“Aktualisht jashte shtetit jane tre pozitat kyqe shteterore. Albini (Angli), Vjosa (Kroaci) dhe Glauku (Gjermani). Kjo eshte shkelje e protokollit shteteror. Shteti o ne dore te Besnik Bislimit. Tash mundet me na bo vaki gjithecka. Mos thuni qe nuk e kemi dite”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në bazë të Ligjit, Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje për në Kroaci për një vizitë zyrtar dyditore me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanoviç. Osmani përveç Zagrebit, do të vizitoj edhe Karllovacin dhe Rijekën, thuhet në njoftimin e presidencës kroate.

ADVERTISEMENT

Osmani do të takohet sot me homologun e saj për të vazhduar pastaj edhe me kryetarët e Kuvendit të Kroacisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera e para e vendit do të takohet edhe me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool. Konferenca vjetore e Partisë Laburiste ka filluar këtë të diel në qytetin e Liverpoolit dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën e 11 tetorit.

E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar dje drejt Gjermanisë, për të zhvilluat shtatë takime.

“Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas. 2.Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag. 3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.  4.Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian. 5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes. 6. Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian. 7. Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU”, thuhet në njoftim. /Express/

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
“Dardanët” do t’i mbajnë sot dy seanca stërvitore

“Dardanët” do t’i mbajnë sot dy seanca stërvitore

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL