E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Suhareka 23 del me komunikatë pasi shkarkoi Begollin, trajnerin që si munguan rezultatet

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Suhareka ’23 ka shkarkuar Granit Begollin nga pozita e trajnerit, pavarësisht rezultateve pozitive të regjistruara nën drejtimin e tij.

Shkarkimi i tij vije vetëm një ditë pas fitores së thellë të suharekasve ndaj Rilindja 1974 me rezultat 4:1, shkruan Gazeta Express.

Suhareka është në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A, me 16 pikë të grumbulluara dhe me bilanc prej pesë fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeje.

ADVERTISEMENT

Në njoftimin e klubit, që bëri fuzionimin për të garuar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, një nga arsyet e shkarkimit të Begollit janë rezultatet e arritura, të cilat klubi i cilëson si jo të kënaqshme.

Arsyeja tjetër sipas klubit të Suharekës qëndron te sjelljet e Begollit, veçanërisht në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, për çka Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) inicioi procedurë disiplinore ndaj tij.

Njoftimi i plotë nga klubi i Suharekës ’23 (pa ndërhyrje):

“𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠 !

Bordi i FC “Suhareka” nën drejtimin e kryetarit z. Rrustem Aliaj, pas përfundimit të ndeshjes FC “Suhareka” – FC “Rilindja 1974” në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2023, ka analizuar gjendjen dhe objektivat e klubit gjatë kësaj periudhe. Në mbledhje në hollësi u analizua ecuria e rezultateve të klubit dhe sjelljet e klubit, të shtabit teknik, futbollistëve si dhe stafit tjetër në klub,  ndaj konstatoi se ecuria e rezultateve nuk është e rendimentit çfarë klubi ka synuar në fillim të kampionatit ku kemi një ngecje prej 6 pikëve kundrejt liderit të grupit. Për klubin sa ka qenë brengosese rezultatet jo të kënaqshme, ka qenë shqetësuese edhe sjellja aspak sportive e kryetrajnerit Granit Begolli në ndeshjen FC ”Suhareka” – FC “Trepça 89”, sjellje të cilat nuk përkojnë me synimet dhe kërkesat e klubit për sjellje korrekte ndaj skuadrave rivale, ndaj zyrtarëve të ndeshjes përkatësisht gjyqtarëve të ndeshjes dhe në këtë drejtim z. Begolli jo vetëm që është dënuar nga organet e FFK-së  por me këto sjellje gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes e ka dëmtuar imazhin e klubit që prej fillimit ka promovuar tolerancë e mirëkuptim ndaj të gjithë akterëve të lojës.

 Së këndejmi Bordi Ka vendosur që për ta ruajtur imazhin e klubit dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave të klubit ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin  me z. Granit Begollin në cilësinë e kryetrajnerit. Bordi duke falënderuar për punë e deritashme z. Begolli në vazhdim do t’i ofrojë një pozitë tjetër në klub.

Po ashtu Bordi shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje të nevojshme dhe të emërojë një person në cilësinë e kryetrajnerit konform interesave dhe objektivave të klubit.

Me respekt bordi i klubit.

Rrustem Aliaj – President”.

TË NGJASHME

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2025-09-10
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2025-09-09
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2025-09-09
Next Post
Tovërlani kërkon të mos nënvlerësohet Bullgaria

Tovërlani kërkon të mos nënvlerësohet Bullgaria

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

4 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

5 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

6 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

10 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

10 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

10 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL