F.B.
Deputetja nga Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në Këshillin e Evropës, Sabina Çudiç gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, tha se Kosova duhet të pranohet pa vonesë në Këshillin e Evropës.
“Kushtetuta përmban Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë në GJEDNJ. Kukullat e Putinit krijojnë kërcënime sigurie për Kosovën, Bosnjë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe për Evropën më gjerë”, tha ajo, raporton RTKlive.
Ajo tha se nuk duhet hezituar dhe Kosova duhet të kenë qasje në institucionet evropiane. Ajo se duhet të hapen dyert.