F.B.
Kryederbi është dueli mes Prishtinës dhe Ballkanit, ndeshje kjo që luhet në “Fadil Vokrri’ nën ndriçimin e reflektorëve dhe që nis në orën 20:00.
Përballja mes prishtinasve dhe suharekasëve, e cila do të gjykohet nga arbitri Ilir Mehmeti, pritet të sjellë një ndeshje tejet interesante pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në këtë duel në mënyrë që të bëjnë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.