F.B.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja Osmani ka thënë se gjithmonë është mirë të takosh presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.