Luan Qorraj / RTK
Kreu i kishës katolike, Papa Françesku , ka thënë se i tërë planeti është pranë kolapsit për shkak të ndryshimeve të pa ndalura klimatike dhe ka shtuar se disa prej dëmeve që janë shkaktuar tanimë janë të pakthyeshme.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër organizatat vendim-marrëse ndërkombëtare, të cilat sipas tij, nuk kanë bërë mjaft për të ndaluar ndryshimet si dhe ata të cilët , përkundër të gjitha provave, vazhdojnë të mohojnë ndryshimet e klimës.
Papa Françesku tha se “ata të cilët mohojnë, zbusin , fshehin apo e relativizojnë këtë çështje” më nuk mund të thonë se ndryshimet vijnë për shkak të veprimtarisë së njeriut.
Kreu i kishës katolike tha se modeli i jetesës së vendeve perëndimore është njëri prej faktorëve më me ndikim dhe ceku se një person mesatar në SHBA është përgjegjës për dy herë më shumë emisione të karbonit se sa një person në kinë apo 7 herë më i lartë se i njerëzve në vendet e pazhvilluara dhe shtoi se ndryshimi i këtij stili do të kishte ndikim të madh dhe pozitiv në klimë.
Papa tha se është shënuar pak përparim gjatë samiteve COP por se ai nuk mjafton dhe edhe një herë kërkoi më shumë veprim nga ana e politikanëve .