F.B.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), Rrjeti për Bankim dhe Financim të Qëndrueshëm (SBFN) dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare-IFC (anëtar i Grupit të Bankës Botërore), të enjten organizojnë Forumin për Financim të Qëndrueshëm, në Prishtinë.
Kjo ngjarje zhvillohet në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO).
“Ky forum do të sjellë së bashku ekspertë, palë të interesit dhe novatorë në fushën e financimit të qëndrueshëm. Në këtë forum do të diskutohen mënyra të reja për të promovuar rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe praktikat e financimit të përgjegjshëm”, njofton Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK).