Policia e Kosovës ka prezantuar një pjesë të armatimit të konfiskuar në veri të vendit, sipas tyre, kjo dëshmon se të njëjtat janë të prodhuara në Serbi.
Policia, në një postim në Facebook, sqaron se disa prej tyre – si armatimi po ashtu edhe municioni – rezultojnë të jenë prodhime të viteve të fundit.
“Në foto janë shfaqur disa nga armatimi i konfiskuar e që dëshmon se të njëjtat janë të prodhuara në Serbi dhe disa prej tyre si armatimi po ashtu edhe municioni rezultojnë të jenë prodhime të viteve të fundit”, njofton Policia e Kosovës.