F.B.
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Aleanca Veri-Atlantike ka miratuar forcat shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në veri të Kosovës.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën”, ka deklaruar Stoltenberg, raporton Sky News.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.
“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencoi tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.