Vedat Muriqi ka vazhduar edhe sot me paraqitje të shkëlqyeshme, teksa Mallorca nuk ia doli të merr më shumë se një pikë ndaj Rayo Vallecanos.
Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre regjistroi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Muriqi, i cili kompletoi 90 minutat e radhës, ishte autor i golit të parë për “Piratët”.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 44-t. Për 29-vjeçarin ishte ky goli i tij i katërt për këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll. Ai ka gjithashtu edhe një asistim.
Antonio Sanchez (59′) e shënoi golin tjetër për skuadrën mysafire.
Ndërkaq, golat për vendasit u shënuan nga Alvaro Garcia (4′) dhe Radamel Falcao (90+12′) nga penalltia.
Mallorca pas këtij barazimi ka shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë.
Rayo Vallecano ka pesë pikë më shumë dhe pozicionohet në vendin e shtatë.