F.B.
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s, thuhet në njoftimin e IHMK.