F.B.
As në ëndrrën më të keqe Sergio Ramos mund të mos e ketë parë veten duke i shërbyer Barcelonës, por i ka shërbyer në realitet të premtën në ndeshjen me Sevillan.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit është bërë fytyra tragjike e skuadrës së tij të re kur ka shënuar autogol, duke bërë që skuadra e tij kundërshtare e madhe, Barcelona, t’i marrë tri pikë.
Pjesa e parë nuk ka treguar diçka, pavarësisht përpjekjeve të Robert Lewandowski, Cancelo e Yamal, por nuk kishte ndonjë gjë konkrete.
Ka qenë pjesa e dytë, përkatësisht minuta e shtatëdhjetë e gjashtë, ajo që ka rezultuar me fat për Barcelonën. Një top të goditur nga Yamal është devijuar nga Ramos dhe ka përfunduar në rrjetë.
Pas kësaj fitore, Barcelona kalon Gironan në tabelë, duke marrë vendin e parë me njëzet pikë.