E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Maliqi: Mund të ketë sulme të reja në veri – Osmani duket e informuar për rreziqet

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Agon Maliqi, analist, e ka paraqitur këndvështrimin e tij për situatën në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të reja në veri që do të detyrojnë Kosovën të reagojë.

Në këtë mënyrë, Maliqi thotë se suksesi i Policisë së Kosovës nuk duhet ta dehë shoqërinë për të krijuar iluzione politike. Ai thotë se ekstremistët serbë tashmë kanë martirët e tyre.

Sipas tij, lufta nuk nis kur luftojnë të gjithë. Por kur një grup organizohet.

Për këtë, Maliqi thotë se me gjasë presidentja Vjosa Osmani është e informuar për rreqizet dhe po kërkon marrëveshje.

Megjithatë, Maliqi thotë se ka frikë që edhe tereni për marrëveshje ka humbur.

Më poshtë postimi i tij

ADVERTISEMENT

Leximi im i situatës pas diskutimeve me njerëz të informuar brenda dhe jashtë vendit është ky:

Një numër mjaftueshëm problematik i serbëve të veriut janë mobilizuar për rezistencë, me ose pa ndihmën e Beogradit. Rusia është më se e lumtur të mbështesë aty ku Beogradi heziton. Tani ekstremistët kanë edhe “martirë”, gjë që do ta rrisë mobilizimin. E dimë edhe nga rasti i luftës sonë se nuk ka nevojë që të gjithë serbët të duan luftë që ajo të fillojë. Ata e kuptojnë se me çdo eskalim rritet pesha e KFOR-it dhe atë do ta synojnë. Do të ketë sulme të tjera që do ta detyrojnë prap reagimin tonë. NATO nuk do të lejojë zgjerim të konfliktit dhe as valë refugjatësh drejt Serbisë. Rama po gabon kur po e rekomandon rritjen e rolit të KFOR-it tash, por ky mund të jetë rezultati përfundimtar që e cungon veriun dhe e vulos ndarjen. Suksesi i policisë javën e kaluar nuk duhet të na dehë dhe të prodhojë iluzione se problemi u zgjidh.

Hapësira publike o tash o kurrë duhet të dominohet nga arsyeja dhe jo nga emocionet dhe militantizmi adoleshent. E vetmja mënyrë për ta parandaluar një cikël përshkallëzimi është që të ndiqet kursi i rekomanduar nga Presidentja, e cila duket e informuar për rreziqet, dhe të shfrytëzohet momenti politik për ta përshpejtuar marrëveshjen. Kam frikë se edhe ky tren ka humbur, sepse në veri rrezik nuk ka më hapësirë për zgjidhje politike dhe as aktorë politikë të gatshëm për të bashkëpunuar në zbatim. Por të paktën Kosova nuk duhet të shihet si pala që nuk bëri gjithçka për ta parandaluar përshkallëzimin.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Çani zbulon mesazhin e diplomatit: KFOR të marrë leje për të ndërhyrë në Kosovë

Çani zbulon mesazhin e diplomatit: KFOR të marrë leje për të ndërhyrë në Kosovë

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

5 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

5 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

5 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

7 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

8 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

5 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL