E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

FFK reagon për pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos-Aris

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Federata e Futbollit të Kosovës dënon me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.

Shfaqja e pankartave kundër Kosovës dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është një shkelje e rëndë e vlerave të futbollit dhe shprehje e gjuhës së urrejtjes mes popujve. Ky incident është i papranueshëm dhe nuk ka vend në botën e futbollit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë. Lejimi i këtyre pankartave fashiste e raciste në tribunat prapa portës gjatë gjithë ndeshjes është një mospërgjegjësi që nuk mund të tolerohet. Kosova e konsideron Greqinë si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë qasje pozitive, kërkojmë nga autoritetet e futbollit në Greqi të jenë të kujdesshme ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s dhe të ndëshkojnë incidentet e tilla në mënyrë adekuate”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK sipas këtij njoftimi, do të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi në futboll dhe nuk do të lejojë që të ashtuquajturit tifozë ta keqpërdorin këtë sport me ngjyra raciste.

ADVERTISEMENT

“Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madh të futbollit kosovar. 

TË NGJASHME

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2025-09-11
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2025-09-11
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2025-09-11
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Next Post
Hetimet ndaj Bidenit, seancë dëgjimore në Kongres

Hetimet ndaj Bidenit, seancë dëgjimore në Kongres

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

5 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

5 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

5 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

7 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

8 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

5 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL