E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj 10 personave për import dhe eksport të armëve, kultivim të narkotikëve e falsifikim të dokumenteve

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave (H.S., R.Gj., M.H., K.L., F.L., M.N., S.J., H.J., S.B. dhe Sh.J) për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim deri më 7 shtator 2022, në regjionin e Pejës, blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë, ku në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit, M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuan”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 (nëntëdhjetedy) copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm, me këto veprime kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Aty thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit M.N, janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gramë narkotikë të llojit “Kokaina” , me çka ngarkohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, paragrafi 1, të Kodit Penal.

Në njoftim, thuhet se i pandehuri M.N, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së.

Kurse, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri Sh.J., kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390, paragrafi 1, të KPRK-së.

Me këto veprime, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Aty thuhet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës

Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

13 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

18 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

19 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

19 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2 DITË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

19 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

19 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL