FC Malisheva ka paralajmëruar se do të ankohet në Federatën e Futbollit të Kosovës për humbjen e sotme ndaj Llapit.
Klubi malishevas besonb se është dëmtuar në disa raste gjatë ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ata listuan disa nga momentet kyçe që sipas tyre ndryshuan rrjedhën e lojës.
Reagimi i tyre:
REFLEKTIM NGA NDESHJA E SOTME MALISHEVA VS LLAPIDisa nga momentet kyçe të cilat ndryshuan rrjedhën e lojës dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar
– Na mohohet penaltia nga VAR
– VAR nuk e rikthen ekzekutimin e penaltisë së Llapit edhe pse shihet qartazi se lojtari futet në zonë para se të ekzekutohet penaltia.
– Në vend se të jepet faul në favor tonin, ndëshkohemi me penalti.- Ndëshkohemi me 7 kartonë gjatë ndeshjes shumica prej tyre për reagim. Kudo në botën e futbollit reagohet ndaj vendimeve të gjyqtarit, te ne ose duhet ta pranosh autoritetin e gjyqtarit me përulësi ose ndëshkohesh.
– Dhe më absurdja jepen 17 minuta lojë shtesë, 14 vetëm në pjesën e dytë. Në një univers normal, bazuar në rrjedhën e lojës nuk mund të jepeshim më shumë se 3 minuta.Klubi zyrtarisht do të bëj ankesë në FFK lidhur me rrjedhën e lojës së sotme