F.B.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ka ndarë familjes së heroit Afrim Bunjaku medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë, si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe, në emër të Policisë së Kosovës, shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.