F.B.
Shqipërisë i është besuar organizimi i Kampionatit Evropian të futbollit për U17, i cili do të mbahet në vitin 2025.
Besimi nga UEFA i është dhënë shtetit shqiptar këtë të martë.
Presidenti i Federatvs Shqiptare të Futbollit ka thënë se besimi për ta organizuar garën është krenari.
“26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të sukseshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjos”, ka shkruar Duka.