Qielli mbi qytetin Norman në shtetin amerikan Oklahoma të dielën dukej pak më ndryshe, për shkak të një reje që e solli stuhia e fuqishme.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku në qiell duket sikur ka shpërthyer një bombë bërthamore, transmeton Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, e njëjta pamje ka mundur të shihet edhe në Seminol në pjesën qendrore të Oklahomas, pasi që erërat e forta krijuan një re të ngjashme.
Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe brenda pak orëve është bërë virale.