Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në Tiranë, vendosi të hënën të dënojë me 10 vjet burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Dënimi me 4 vjet burg u shpall edhe për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Megjithatë, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6,8 vjet nga ato që i janë caktuar prej GJKKO-së, ndërsa ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Alqi Bllako, 2,8 vjet në burg.
Dy ish-zyrtarët akuzohen si të përfshirë në atë që opozita e ka denoncuar si “afera” e incineratorit të Fierit, ku si ndaj ish-ministrit Koka, edhe ish-sekretarit Bllako rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre. rtsh.al