F.B.
Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, ka vazhduar me rezultate fantastike në elitën e futbollit të Kosovës.
Ballkani ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës., në takimin e javës së 6-të.
Therandasit deri me tani kanë 4 fitore e një barazim dhe një ndeshje me pak të luajtur.
Mysafirët avancuan me golin e Hazrollajt në minutën e 7-të.
Vendasit shpejt mobilizohen dhe përmbysin epërsinë e rivalit duke iu falënderuar golave të Halilit në minutën e 21-të dhe Gripshit në atë të 29-tën.
Zyba në minutën e 75-të thelloi epërsinë në 3:1. Mysafirët kundërpërgjigjen shpejt përmes Aliut në minutën e 77-të, 3.2.
Java e 6-të
Llapi – Gjilani 2:1
Ballkani – Malisheva 3:2
Liria – Feronikeli 74 3:5
Drita – Prishtina 3:0
Dukagjini – Fushë Kosova 1:0