F.B.
Ballkani i Ilir Dajës është i gatshëm për ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Konferencës, të cilën do ta zhvillojë ndaj Viktoria Plzen.
Kampioni i Kosovës do të nis sot (e enjte) ndeshjet e edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës, në udhëtim te çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin C.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 21:00 dhe tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet nga therandasit.
Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedh në fushë ndaj Plzeni.
Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Zyba; Tolaj, Gripshi, Hamidi; Berisha;