Arbër Bytyqi, drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, në Komunën e Ferizajt i ftuar në “Lajmet e Fundit” në RTK ka bërë të ditur se zyrtari komunal i arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhet me projektin e vitit 2016 për rregullimin e stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj.
“Dyshimet mbi të cilat është bërë arrestimi i zyrtarit komunal të lartcekur, janë për një investim të vitit 2016, pra të qeverisjes së kaluar në kohën kur komuna udhëhiqej nga Muharrem Sfarça i LDK-së”, tha Bytyqi në RTK.
Ndryshe zyrtari komunal i arrestuar të mërkurën, dyshohet për projektin e vitit 2016 për rregullimin e Stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj.
Gjatë ditës së mërkure, Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin komunal, S.B nën dyshimet e organeve të ndjekjes për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me projektin e vitit 2016, të rregullimit të Stadiumit Futbollistik të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj.