F.B.
Enea Jorgji ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League-s.
Por debutimi i tij në ajkën e futbollit europian ka sjellë edhe polemika. Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boys-it dhe Leipzig-ut, që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.
Në kohën kur shifrat ishin në baraspeshë 1-1, Xavi Simonsi është rrëzuar në zonë dhe ka kërkuar penallti. Jorgji ka shkuar ta shohë rastin në monitorin e VAR-it dhe në fund ka vendosur të mos akordojë penallti.