E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Deklaratat e Kurtit se zgjedhjet do ta zhduknin opozitën, Isa Mustafa reagon me një postim

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, është deklaruar sërish për deklaratën e tij të dhënë para 11 vitesh se “Prishtinën e fiton me duar në xhepa”, e cila thotë se u rikthye tani nga deklarata e kryeministrit Kurti se “zgjedhjet do ta zhduknin opozitën”.

Sipas Mustafës, ai deklaratën për Prishtinën e ka dhënë kur kishin ndërtuar mbi 25 shkolla në qytet dhe fshatra, mbi 30 terrene sportive e shumë qendra mjekësore etj.

Ndërsa, për Kurtin thotë se deklarata e tij korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet, sepse sipas tij Kurti “nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike”.

Prandaj, Mustafa thotë se “para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinioni”.

Postimi i tij i plotë:

ADVERTISEMENT

Po lexoj sot disa deklarata dhe shkrime që mundohen të kundërshtojnë z. Kurti i cili kishte thënë se zgjedhjet tani do ta zhduknin opozitën. Si argument të tyre kundër Kurtit e marrin deklaratën, time të para 11 viteve se zgjedhjet në Prishtinë do ti fitoj me duar në xhepa. Në mandatin që kisha dhënë këtë deklaratë në Prishtinë kishim ndërtuar mbi 25 shkolla në qytet dhe fshatra, mbi 30 terrene sportive e shumë qendra mjekësore, kishim filluar me të madhe gjelbërimin e qytetit, punohej në përfundimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, në investimet në kogjenerim për ngrohje të qytetit nga TC Kosova B, punohej në ndërtimin e Sheshit Ibrahim Rugova dhe atij Zahir Pajaziti, përfundohej rruga B, që është shndërruar tani në qendër alternative të Prishtinës, përfundoheshin kolektorët dhe ndërtimi i rrugëve mbi ta në Lakrishtë dhe te banesat sociale, trajtohej unaza e jashtme e Prishtinës…. Këto nuk bëheshin me duar në xhepa, siç mendojnë disa sot. Unë besoja në punët që i bënim. Atëherë u bashkuan të gjithë me z. Kurti kundër LDK-së;  të gjithë këta që sot duan ta rrëzojnë. Deklarata e z. Kurti korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet. Qartë se ai nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike. Askush nga ta nuk shtron pyetjen se çfarë po punon Albini e ku po i mban duart,  por çfarë thotë Albini, i cili e ka kuptuar mirë logjikën e opinionit. Prandaj para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinioni. IM

TË NGJASHME

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2025-09-11
Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Next Post
AGK-ja e dënon sulmin e Bislimit ndaj mediave: E rrezikshme gjuha e zëvendëskryeministrit

AGK-ja e dënon sulmin e Bislimit ndaj mediave: E rrezikshme gjuha e zëvendëskryeministrit

Related Post

Zyrtare: Ylli dhe  Henrik Shirko ndajnë rrugët pas dy vitesh

Zyrtare: Ylli dhe  Henrik Shirko ndajnë rrugët pas dy vitesh

2023-12-07
ITALI – Shpërthen vullkani Etna

ITALI – Shpërthen vullkani Etna

2023-08-14
Tentim vrasjeje në Pejë

Tentim vrasjeje në Pejë

2023-01-04

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

1 hour MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 ORË MË PARË
Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

17 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

19 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

19 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL