F.B.
Klubi i basketbollit Trepça ka reaguar për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen finale të Superkupës së basketbollit kundër Pejës.
Tifozët mitrovicas u larguan nga tribunat pas incidenteve që i shkaktuan në fund të pjesës së parë, me ç’rast ndeshja u ndërpre për një kohë të gjatë, shkruan “Gazeta Express”.
E “Xehetarët”, të cilët triumfuan në fund, e dënojnë këtë incident, i cili thonë se u shkaktua nga disa individë, por jo edhe nga krejt “Torcida”.
Këta individë, shtojnë mitrovicasit, me këtë rast mundohen t’i bëjnë dëm klubit dhe t’ia prishin imazhin atij.