E Hëne, Qershor 16, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se vetëm në Derna të Libisë si pasojë e vështrimeve numri i viktimave është rritur në rreth 11.300. Por, këto shifra janë kundërshtuar nga zyrtarët, që kanë thënë se numri është shumë më i vogël.

Kjo agjenci e OKB-së tha se edhe 10.000 persona konsiderohen të zhdukur në Derna, ndërkaq 170 persona të tjerë kanë vdekur nga vërshimet në pjesë të tjera në lindje të Libisë.

“Këto shifra pritet të rriten pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa pushuar për të gjetur të mbijetuar”, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare.

Kjo agjenci e OKB-së ia atribuojë këto shifra Gjysmëhënës së Kuqe libiane. Por, një zëdhënës i këtij grupi të ndihmës u shpreh i habitur nga shifra e paraqitur.

“Në çfarë burimesh thirren këto shifra”, tha Tawfiq al-Shukri për Dpa-në.

“Numri zyrtar [i viktimave] publikohet nga agjenci të autorizuara nga autoritetet libiane”, tha ai.

Nga Libia kanë dalë shifra të ndryshme sa i përket numrit të viktimave. Ky shtet është i ndarë, me një administratë që qeverisë në lindje dhe një në perëndim.

Më herët gjatë kësaj jave, kryetari i Dernas tha se në këtë qytet mund të kenë vdekur deri në 20.000 persona. Por, të shtunën qeveria në lindje të shtetit tha se numri zyrtar i viktimave është 3.252.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pothuajse 4.000 persona të vrarë nga vërshimet janë identifikuar.

Një stuhi e fuqishme goditi Libinë më 10 shtator. Stuhia e quajtur Daniel paraprakisht kishte goditur Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

ADVERTISEMENT

Dy diga u shkatërruan në malet mbi portin e Dernas, duke bërë që të vërshohej qyteti me rreth 100.000 banorë.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, disa organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, për shkak të kontaminimit të sistemit të ujit. /REL

TË NGJASHME

Shpërthen zjarri në fushën e gazit në Iran, është më e madhja në botë

Shpërthen zjarri në fushën e gazit në Iran, është më e madhja në botë

2025-06-14
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Netanyahu ngre alarmin

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Netanyahu ngre alarmin

2025-06-14
Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë që tremb gjithë rajonin?

Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë që tremb gjithë rajonin?

2025-06-14
Jep dorëheqje kryeministri holandez

Jep dorëheqje kryeministri holandez

2025-06-03
Next Post
Moti gjatë javës së ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme

Related Post

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

2023-06-03
Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

2023-07-24
Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

2023-02-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Beteja për Albulenën

Beteja për Albulenën

2 DITË MË PARË
Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

2 DITË MË PARË
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

2 DITË MË PARË
Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

2 DITË MË PARË
Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

5 DITË MË PARË
Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

2 DITË MË PARË
Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

2 DITË MË PARË
Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

2 DITË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

2 JAVË s MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL