F.B.
Pas humbjes nga Lazio, Napoli ka barazuar sonte në udhëtim të skuadra e promovuar në Serie A, Genoa. Madje deri në minutën e 75-të, Napoli ishte duke humbur 2-0. Bani (40’) dhe Retegui (56’) shënuan për Genoan kurse për Napolin Raspadori (76’) dhe Politano (85’)
Napoli ka arritur që të barazoi në 20 minutat e fundit të ndeshjes kundër Genoa, për të barazuar në ndeshjen e xhiros së katër të Serie A.
Genoa rrezikoi për herë të parë në minutën e gjashtë. Albert Gudmundsson mori një pasim të mirë nga Stefano Sabelli por parabola e tij nuk funksionoi pasi topi kaloi mbi portë.
Por, insistimi i vendasve u shpërblye kur në minutën e 40-të, Koni De Winter pasoi të Matia Bani që shënoi gol të bukur me kokë.