F.B.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës në tre mujorin e dytë të vitit 2023 është më e ulëta ndonjëherë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se thotë se në kohën kur është votuar Qeveria Kurti 2, rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16 për qind, ndërsa tashmë është 2.02 për qind.
Sipas saj, situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike, duke shtuar se që 80 ditë vendi është nën sanksione.