F.B.
Ndeshja për Superkupë mes Besa Famgasit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën nga ora 20:00.
Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në finale në Prishtinë kishte mposhtur pikërisht Besën e Pejës.
Dy skuadrat me traditë takohen në një tjetër finale, ndërsa mitrovicasit shpresojnë në përkrahje nga tribunat me synim për të festuar së bashku me tifozët në fund.
Në “Minatori” pritet numër i madh i shikuesve dhe spektakël hendboll.