E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rrahmani demanton Haxhiun, konfirmon qëndrimin e deputetëve kundër Kodit Civil

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Qeveria e Kosovës doli jashtë programit të cilin e kishte prezantuar para zgjedhjeve kur e solli Kodin Civil për votim në Kuvend.

Rrahmani është një nga zërat më kundërshtues brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai hapur kundërshton votimin e Kodit Civil, i cili parasheh edhe martesën e gjinisë së njëjtë. Votimi i tij ka dështuar një herë në Kuvend.

Deputeti madje beson se Kodi Civil nuk do të kthehet për votim këtë mandat, pasi siç thotë ai, edhe ministrja Albulena Haxhiu e di qëndrimin kundër të deputetëve. Në biseda private, siç thotë Rrahmani, 80 për qind e deputetëve janë kundër këtij Kodi Civil.

“Nuk besoj që këtë mandat do të kthehet Kodi Civil me atë përmbajtje. E di ministrja qëndrimin e deputetëve rreth kësaj çështje. Nuk është që ka pasur diskutim brenda VV-së për këtë çështje që kur ky projektligj nuk ka kaluar. Mbi 80% në biseda private kanë thënë se nuk e mbështesin, por me vota pak më pak. Si shqiptar, e kemi një traditë si krijohet familja. Ata njerëz që duan familje ndryshe, le të dalin në zgjedhje me atë ndryshim. Me ardh në pushtet me diçka tjetër, e kur të vjen në pushtet diçka tjetër – nuk do duhej me ndodh as prej neve, Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Rrahmani.

ADVERTISEMENT

Rrahmani ka thënë se do të votojë dhe ka votuar gjithçka që ka qenë në programin qeverisës të VV-së para zgjedhjeve. Shton se s’ka pasur ndonjëherë trysni nga partia apo Qeveria që ka votuar kundër për ndonjë çështje të caktuar.

Sa i përket dialogut, Rrahmani ka thënë se është një proces i gjatë dhe i cili nuk ka shkuar në mënyrë e duhur. Ndërsa ka fjalë të mira për kryeministrin Albin Kurti.

“Kurti po jep maksimumin që të dalë nga ky proces sa me më pak dëme”, ka shtuar ai.

Rrahmani ka bërë thirrje që spektri politik në vend të jetë i unifikuar kur vjen çështja te dialogu, “pasi debatet për këtë çështje, po e dobësojnë pozicionin e Kosovës”.

Kjo deklaratë e Rrahmanit demanton atë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se Kodi Civil do të votohet këtë vit.

“Unë kam thënë që brenda këtij viti do të procedohet Kodi Civil, konsideroj që është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sidomos duke pasur parasysh që delegacioni nga Këshilli i Evropës do të vij në Kosovë gjatë këtij viti, është mirë që Kosova të dëshmoj si vend që është për avancimin e të drejtave të njeriut”, tha Haxhiu para pak ditësh.

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Berisha: Kurti vazhdimisht manipulon

Berisha: Kurti vazhdimisht manipulon

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

5 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

5 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

6 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

10 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

10 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

10 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL