E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Duka i reagon Ademit: Jam mërzitur për Kosovën më shumë se Agim Ademi, nga Shkupi e Prishtina dyert e Kombëtares janë të hapura

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i është kundërpërgjigjur kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ditë më parë u ankua për mënyrën se si Kuqezinjtë po ua marrin lojtarët Dardanëve.

Kreu i FFK-së kishte reaguar nga Bukureshti pak ditë më parë kur u përfol se pas Mirlind Dakut e Arbnor Mujës, Kombëtares shqiptare do të mundë t’i bashkohej edhe Lumbardh Dellova.

Sipas tij, nuk është në rregull që të ftohen lojtarët e Kosovës nga ana e Shqipërisë, ndonëse nuk kishte asgjë konkrete rreth lojtarit në fjalë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare, por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi për “Demokracia”.

E kësaj deklarate mbrëmë i është kundërpërgjigjur presidenti Duka.

ADVERTISEMENT

Kreu i futbollit shqiptar thotë se futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare i kanë dyert e hapura për të luajtur për Kuqezinjtë.

Sipas tij, është për t’u shqetësuar nëse lojtarët e Kosovës iu bashkohen Kombëtareve të tjera, por jo edhe kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

Ai insiston se i bashkëndien, si humbjet, ashtu edhe fitoret e “Dardanëve”.

“Me Ademin dhe me të gjithë futbollin kosovar kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe faktikisht jam mërzitur dje me humbjen e Kosovës, madje më shumë sesa Ademi apo të tjerët. Por është pak specifike, është pak temë delikate, por nuk shoh asgjë negative, përveçse gjërave pozitive. Nëse do pyesësh çdo qytetar të Kosovës jashtë kufijve të Kosovës, nga je? Thonë shqiptar, nuk është ndonjë erezi pse Daku luan për shqiptarët dhe aq më shumë kur është dëshira e tij. Është për t’u shqetësuar kur futbollistët tanë shqiptarë, të Shqipërisë, Kosovës apo të Maqedonisë luajnë për Zvicrën apo Gjermaninë, nuk kemi pse të shqetësohemi kur luajnë për Shqipërinë:, deklaroi Duka për “Ora News”.

“Unë i mirëkuptoj, por nuk shkojmë dhe gjuajmë futbollistët që janë në ekipin e Kosovës, kjo nuk ndodh kurrë. Është një dëshirë vetë e futbollistëve, ose nuk kanë gjetur hapësira në Kosovë. Më shumë ka qenë një dëshirë e futbollistëve sesa një kërkesë e jona. Kombëtarja shqiptare do jetë e hapur për çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Shqipërinë, qoftë i lindur në Tiranë, Shkup, në Prishtinë “, vazhdoi kreu i FSHF-së.

E FFK-ja ka vazhduar me ankesa ndaj FSHF-së edhe mbrëmë përmes menaxherit të Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Sipas tij, FSHF-ja punoi prapa shpinës për Dakun e Mujën, derisa zbuloi se FFK-ja, shkaku i respektit, i kishte refuzuar disa lojtarë të vetë-ofruar shqiptarë për të luajtur për Kosovën.

“Kemi pakënaqësi të brendshme dhe duhet të kemi, sepse është stërtepruar. Ne i kemi kuptuar kur FSHF-ja i është ofruar lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe iu ka ofruar shansin të luajnë për Shqipërinë, por të merren futbollistë që kanë luajtur për Kosovën në miqësore, kjo është përtej reciprocitetit dhe bashkëpunimit të dy federatave. Kjo është përtej frymës sportive. Dy futbollistët e fundit (Mirlind Daku dhe Arbnor Muja) ishin pjesë të ekipit tonë kombëtarë edhe në grupmosha, ndërsa Shqipëria i afroi duke punuar prapa shpinës sonë dhe joshur ata”, u shpreh fillimisht Shala në një lidhje me “Top-News”.

“Kemi pasur disa raste kur futbollistë nga Shqipëria kanë shprehur dëshirë për të qenë pjesë e Kosovës në momente të ndryshme të karrierës së tyre, por për shkak respekti ose të themi fair-play me Federatën Shqiptare ne nuk i kemi afruar ata futbollistë. Ata na janë vetë-ofruar por s’dua t’ua përmend emrat që t’i vendos në ndonjë pozitë të palakmueshme dhe të gjykohen në Shqipëri. Kemi pritur një trajtim të njëjtë, por nuk ka ndodhur”.

Shala në fund propozon që të vendoset një rregull që nuk i lejon lojtarët të shkojnë tek njëri apo tjetri shtet.

“Kjo nuk shkon në të mirë të asnjërit nga ekipet kombëtare, është dukuri që duhet të shikohet edhe njëherë dhe të kemi një lloj vendimi që futbollistët e njërit shtet të përfaqësojnë atë shtet dhe të tjerët shtetin tjetër. Kaq është kjo punë”, përfundoi Shala.

TË NGJASHME

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2025-10-29
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2025-10-23
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2025-10-23
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2025-10-21
Next Post
Hoxhaj thotë se Kurti po blen kohë: Ta shpërndajmë Kuvendin, të shkojmë në zgjedhje e ta formojmë një qeveri të re

Hoxhaj thotë se Kurti po blen kohë: Ta shpërndajmë Kuvendin, të shkojmë në zgjedhje e ta formojmë një qeveri të re

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

7 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

8 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL