F.B.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër në orën 14:00, seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me dështimin e qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Ndërkohë, paradite do të mbajë seancë pune me disa pika të rendit të ditës, mes të cilave edhe Propozim-Rezoluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.