E Martë, Maj 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Liberalizimi i vizave, ekspertët: Do të ketë efekt në ekonominë kosovare

2 years MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Me liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm në vende të BE-së. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, tha se në atë periudhë mund të ndihet mungesa e fuqisë punëtore. Kurse kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, konsideron se me liberalizimin e vizave 150 mijë qytetarë vitin e parë do ta lëshojnë vendin.  

Udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian do të ketë efekt në ekonominë kosovare. Ekspertë të fushave paralajmërojnë se Kosova do të ballafaqohet më mungesë të fuqisë punëtore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha Radio Kosovës se tashmë Kosovën është duke e përcjell kjo sfidë e ikjes së të rinjve jashtë vendit, ku për këtë qeveria duhet të përgatisë një strategji për parandalim.

 “Liberalizimi i vizave pa dyshim që do ta ketë impaktin e vet në tregun e punës por nuk pres që të rinjtë të largohen, por kjo do t’u hapë mundësi të rinjve  e të rejave që të shkojnë në vende të ndryshme të BE-së dhe më pas ata do të aplikojnë për viza pune e kjo do të ndikojë që të vërehet mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë. Kjo është një sfidë që është duke na përcjell tani e sidomos dy vitet e fundit mungesa e fuqisë punëtore, Duhet që qeveria me urgjencë të përgatisë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve jashtë dhe të shohë mundësinë e kthimit të atyre kanë shkuar jashtë në formë të investitorit për të ardhur për të investuar në Kosovë”, tha ai.

ADVERTISEMENT

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shajini, tha se me liberalizmin e vizave kosovarët më nuk do t’i paguajnë 20 milionë euro në vit ambasadave për marrje të vizave. Ndërsa tha se liberalizimi do të rrisë interesimin e qytetarëve për të dalë në Evropë e që sipas AKB-së në vitin e parë vendin mund ta lëshojnë 150 mijë qytetarë. 

“Efekt pozitiv është se kosovarët më nuk do t’i paguajnë 20 milionë euro në vit ambasadave për të marrë viza dhe për të pritur muaj të tërë. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Për sa i përket tregut të punës, ajo do të rrisë interesimin e qytetarëve për të dalë në Evropë dhe sipas parashikimeve tona rreth 150 mijë qytetarë vitin e parë do ta lëshojnë Kosovën për të tentuar të gjejnë ndonjë mundësi të punësimit dhe jetese më e mirë”, tha Shahini.

Ai shtoi se tashmë Gjermania ka miratuar një ligj që u mundëson gjithë qytetarëve të Ballkanit punësim dhe qëndrim në këtë shtet. Sipas tij, se kjo do ta varfërojë tregun e punës duke marrë fuqinë punëtore.

“Kjo do të marrë një fuqi të madhe të punëtorëve në gjithë Ballkanin gjë që do të varfërojë tregun e punës në Kosovë, konsumin e përgjithshëm e më shumë edhe taksat por do të kemi edhe më pak votues”, tha ai.

TË NGJASHME

Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

2025-05-09
Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

2025-04-16
Hoti: Nuk ka asnjë arsye ekonomike që të rriten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH-i

2025-04-14
Next Post
Stoltenberg kërkoi që Kosova të pyes për “çfarëdolloj zbarkimi në veri”, Escobar: Edhe ne e mendojmë kështu

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

slide 4 of 5
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

6 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

6 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

4 DITË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

4 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL