F.B.
Kuvendi i Kosovës njofton se sot mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është takimi me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth.
Po ashtu mësohet se temë qendrore e takimit do të jenë zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë situata në veri dhe procesi i dialogut Kosovë – Serbi.