E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Policia: Komuna s’ka kërkuar asistencë për largimin e strukturave paralele nga objekti në veri

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani tha se komuna nuk ka kërkuar ende asistencë për largimin e strukturave paralele serbe nga objekti që ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve.

Ai tha para mediave se janë të gatshëm qe të ofrojnë asistencë, pavarësisht orës.

“Është e vërtetë që herën e kaluar e kemi pasur një kërkesë për asistencë dhe ne kemi qenë të gatshëm të asistojmë. Kësaj radhe deri në këtë moment kur flas me juve nuk kemi kërkesë për asistencë. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur që në qoftë se kërkohet asistenca, ne ta ofrojmë të njëjtën. Ne nuk e kemi problem, sepse kemi krijuar përvojë tash në pjesën veriore për intervenime. Por nuk ka pasur një kërkesë të tillë”, tha Elshani.

Ai shtoi se nuk ka njohuri për ultimatumin që i është dhënë nga komuna këtyre strukturave.

“Nuk kemi njohuri se çfarë ultimatumi ka pasur, deri kur kanë pasur afat komuna, në çfarë kohë kanë dhënë afat. Ne nuk e kemi atë informatë. Atë çka e di është se në momentin që nga ana jonë do të kërkohej asistenca ne jemi të gatshëm ta ofrojmë”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Ai para mediave foli edhe për aksionin e njësive policore në një fabrikë, në afërsi të Zubin Potokut.

“Normaliteti është duke u kthyer sa i përket institucioneve, agjencive të ndryshme në veri të Kosovës. Ne kemi asistuar AKP-në, e kemi asistuar sot. Nuk është diçka e jashtëzakonshme kjo. Ne kemi pranuar një kërkesë për asistencë nga ana e AKP-së, para disa ditëve dhe ne sot kemi ofruar asistencën tonë. Kanë qenë njësitë e veriut që kanë asistuar në atë vend…Sipas AKP-së, ata kanë pronë aty dhe kanë shkuar të vizitojnë pronën e vet dhe të evidentojnë disa pajisje që janë aty. Në fakt është hera e dytë që kemi ofruar asistencë në atë vend aty, sepse herën e parë kur kanë shkuar ka, qenë e mbyllur dhe sot kanë kërkuar ta hapin me forcë. Ajo është hapur dhe verifikuar nga ana e AKP-së dhe është kryer procedura me ta”, deklaroi ai.

Elshani nuk ka dhënë detaje sa i përket hetimeve në rastin ku është gjetur armatim para disa ditëve, me arsyetimin se nuk duan ta dëmtojnë procesin e hetimeve. 

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Vuçiq del në konferencë për ta sulmuar Kosovën, e mbron krimin në veri

Vuçiq del në konferencë për ta sulmuar Kosovën, e mbron krimin në veri

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

9 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

12 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

12 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

13 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

17 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

17 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

17 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL