F.B.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, njofton se sot në takimin e mbajtur me përfaqësues të punëtorëve teknik të Qendrave të Mjekësisë Familjare të Prishtinës është marrë vendim që nga java e ardhshme të fillohet me greva dhe protesta.
FSPTSPK përmes një njoftimi për media bën më ditur se mund të ketë ndoshta edhe me lëshim kolektiv të punës në shenjë pakënaqësie, pasi që me kontratën e re që ka paraparë Komuna e Prishtinës për këta punëtorë, paga e tyre do të jetë 300 euro bruto.
Sipas kësaj sindikate me këtë vendim bëhet diskriminim tek këta punëtorë, deri sa për të njëjtën punë Komuna paguan rreth 370 euro për punëtorin e njëjtë.