F.B.
Gjatë ditës së sotme Korenica do të prezantohet te Manisa pasi tanimë ka marrëveshje mes dy skuadrave si dhe të futbollistit me klubin turk.
26-vjeçari gjatë tre viteve qëndrim te Ballkani ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë duke qenë një lider për skuadrën e Ilir Dajës.
Transferimi i Korenicës do t’i kushtojë Manisës 200 mijë euro ku këto para do të derdhen në arkat e Ballkanit.
Ndërkohë Ballkani do të lutet që Korenica me Manisën të sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Turqisë, pasi në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë klubi nga Suhareka do të marrë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të ruajë edhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme e Korenicës, përqindje që mund t’i sjell të tjera të ardhura klubit nga Suhareka.