F.B.
Shorti për fazën e grupeve në këtë ligë joshëse evropiane, do të tërhiqet sot në orën 14:30.
Skuadra e Ilir Dajës mbrëmë rishkroi historinë duke siguruar për të dytën herë radhazi kualifikimin në fazën e grupeve në këtë ligë evropiane.
Ballkani mbrëmë u mund nga Bate Borisov (1-0), por falë fitores në ndeshjen e parë të play-off-it prej 4-1, skuadra nga Suhareka siguron fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.