F.B.
Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka shënuar edhe një sukses të madh, për herë të dytë rresht në histori janë kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League në futboll.
Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja festojnë në stadiumin “Varosi” në Mezokovesdi të Hungarisë.
Therandasit edhe pse pësuan humbje sonte me rezultat 1:0 nga Bate Borisov e Bjellorusisë, u kualifikuan falë fitores me 4:1 në ndeshjen e parë të play- off-it në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.