F.B.
Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët për në “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.
Kampioni i Kosovës kaloi në këtë fazë pasi doli fituese e Grupit D në fazën preliminare të kësaj gare.
Prishtina 01 tani është pjesë e Grupit 7 bashkë me Kaunas Zalgirisit (Lituani), Kampuksen Dynamos (Finlandë) dhe Ael Limassol (Qipro).
Ndeshjet e “Main Round” do të zhvillohen në Lituani, më 25, 26 dhe 28 tetor.