F.B.
Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja i takon raundit të pestë në Grupin I.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.