F.B.
Sot nis për herë të parë “Panairi i Rinisë”, si organizim manifestues i potencialit dhe talenteve të gjeneratave të reja. Artistë, artizanë e shkencëtarë të ndryshëm do të prezantojnë punën e tyre në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Këshilltarja politike e Ministrisë së Kulturës, Doreta Deshishku për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka njoftuar për natyrën e organizimit si institucioni iniciues i panairit.
“Kemi 50 të rinj të cilët do të sjellin produkte fizike. Kemi grupin e astronomëve të cilët kanë me sjellë teroskop, kemi të rinj që punojnë punëdore filigran, bizhuteri dhe piktorë që punojnë piktura”, ka deklaruar Deshishku.
Pjesë e këtij panairi përveç individëve e organizatave do të jenë edhe personat me aftësi të kufizuara. “Down Syndrome Kosova” do të prezantojë produktet si kartolinat dhe gjithë krijimtarinë e tyre.
“I kemi katër target grupet që e përthekojnë gjithë shoqërinë kosovare. Janë bizneset private, organizatat jo-qeveritare, institucionet publike dhe publiku i përgjithshëm. Na presim që ata me të na vizitojnë sot në panair dhe të krijojnë sa më shumë lidhje mes talenteve dhe këtyre target grupeve”, ka thënë këshilltarja politike e MKRS-së.